Rreth nesh
Jemi importuesit zyrtarë të mjaltit Manuka nga Zelanda e Re në Kosovë. Historia jonë filloi me një pyetje të thjeshtë: pse mjalti Manuka i vërtetë mungon fare në tregun shqiptar?
Si filloi gjithçka
Pas vitesh kërkimi dhe kontaktesh me prodhues të certifikuar në Zelandën e Re, vendosëm ta sjellim vetë — pa ndërmjetës, direkt nga fermerët e bletarisë. Qëllimi ishte i qartë: mjalt autentik, me certifikata reale, me çmim të drejtë.
Çdo seri që importojmë shoqërohet me certifikatë laboratori që konfirmon sasinë e MGO dhe origjinën e produktit. Nuk besojmë tek etiketa pa prova.
Pse Zelanda e Re?
Lulëzimi i Leptospermum scoparium — burimi i mjaltit Manuka — ndodh vetëm në Zelandën e Re dhe Australi. Biodiversiteti i veçantë i atij vendi, klima e pastër dhe rregullimi i rreptë prodhues e bëjnë mjaltit Manuka të Zelandës së Re standard botëror.
Çfarë garantojmë
- Autenticitet — certifikata UMF/MGO nga laboratorë të akredituar
- Transparencë — certifikatat mund t'i shikoni në faqen e çdo produkti
- Dërgim në gjithë Kosovën — 1–3 ditë pune. Shërbejmë edhe Shqipërin dhe Maqedonin e veriut (deri 7 ditë pune)
- Pagesë në dorëzim — pa rrezik për ju, paguani kur merrni paketën
Na kontaktoni
Keni pyetje rreth produkteve ose origjinës? Kemi kënaqësi t'ju shpjegojmë gjithçka. Shkruani ose telefononi →